Sport

Wanda Nara largohet nga emisioni për të mbyllur transferimin e Icardi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Largimi i Mauro Icardi nga Interi është çështje orësh dhe kjo telenovelë që ka pushtuar merkaton këtë verë po shkon drejt fundit. Në orën 1 pas mesnate, Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas, ka lënë në mes emisionin “Tiki Taka”, ku ajo është opinioniste. Ajo deklaroi se do të largohet më herët për “çështje pune”.

Wanda Nara bëri me dije se janë 2 skuadra që orët e fundit janë interesuar për Icardi, por gjasat janë që sot sulmuesi argjentinas të firmosë për PSG. Skuadra pariziene, duke parë dëmtimet e Mbappe dhe Cavani është hedhur në sulm për sulmuesin zikaltër.

Icardi do të largohet në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti. Beppe Marotta dhe Leonardo, përfaqësuesit e dy klubeve, kanë arritur marrëveshjen, e cila do të kobnkretizohet këtë pasdite, kur mbyllet merkato. Tani fjala e fundit i takon Icardit, që duket se është bindur për t’u larguar nga Italia.

Mësohet se sulmuesi është bindur pas një marrëveshje që është arritur paraprakisht mes tij dhe klubit italian. Interi do t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2022 dhe do ta lërë të lirë të shkoijë te PSG. Gjatë këtij viti, palët do të diskutojnë me qetësi për të ardhmen.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv