Lajme

VV zyrtarizon kandidatin për kryetar komune në Vushtrri

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë zyrtare kandidatin për kryetar të Vushtrrisë.

Dega e Vetëvendosjes në Vushtrri bën të ditur se kandidati për Vushtrri është Arsim Rexhepi.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pas një procesi zgjedhor, e përmes demokracisë së drejt për drejt, me shumicë votash, ka miratuar Arsim Rexhepin, kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë, për zgjedhjet lokale të 17-të tetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon mbështetjen më të madhe elektorale në qytetin tonë, dhe këtë mbështetje do ta formalizojmë ne fitore në zgjedhjet lokale”, thuhet në njoftim.

LVV bën të ditur se “Arsim Rexhepi ka lindur në Vushtrri, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, dhe arkitekturë”.

LVV ka bërë zyrtare edhe kandidatët për komunën e Pejës, Istogut, Mitrovicës, Prishtinës, Podujevës, etj.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Postime të ngjajshme
Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi