Lajme

VV përkundër dallimeve mirëpret bashkëpunime politike me LDK-në

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë. Përkundër dallimeve në të kaluarën duhet të bashkpunojmë me LDK-në për të ardhmen e fëmijëve tanë, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën.

“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për RTV Besa në Prizren.

Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë.

“Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”.

Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.

“…do ta përpilojmë një platformë qeverisëse,sigurisht kemi dallime nga e kaluara por mendojmë se e kaluara duhet të përkas të shkuarës sepse edhe amaneti i të rënëve edhe ardhmëria e fëmijëve na obligon një bashkēpunim të tillë” ka thënë Albin Kurti.

Me 22 gusht, Kuvendi i Kosovës, pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat