Lajme

VV dhe LDK në bllokadë: Zvarritja e krijimit të qeverisë mund ta falimentojë shtetin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tash e tre muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur takime të rregullta për të ndarë postet mes tyre dhe të arrijnë një marrëveshje përfudimtare dhe të krijojnë institucionet, por këto subjekete asesi nuk po gjejnë pajtim mes vete, dhe po zvarrisin krijimin e tyre dhe po dëmtojnë shtetin, shkruan Gazeta Metro.

Marrëveshja e koalicionit mes dy partive nuk po mund të arrihet për pozitat e larta shtetërore, dhe kjo po i sjellë dëme shtetit të Kosovës. Siç tha edhe kryeministri në detyrë sot gjatë një konference për media se pa Qeveri, jo vetëm që shteti bankroton, por dështon tërësisht, pasi mundësia e vetme ligjore është që të vazhdohet buxheti për muajin mars, duke iu drejtuar Parlamentit aktual me kërkesë në mënyrë që të jap pëlqimin që të shfrytëzohet buxheti edhe për një muaj më shumë.

“Në bazë të Ligjeve të Kosovës, një e dymbëdhjeta e buxhetit aktivizohet me automatizëm, për muajin janar e shkurt. Ndërsa në fund të shkurtit nëse nuk ka Qeveri të Re, dhe nuk votohet ligji për buxhetin ekziston një procedurë për me i kerku Paralamentit, për vazhdim të buxhetit edhe për mars. Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, tha sot Haradinaj.
Ndërsa, Kurti dhe Mustafa tash e tre muaj vazhduan ciklin e takimeve të tyre disa orësh por pa marrëveshje. Së fundi Gazeta Metro nga burimet e saj ka mësuar se tash Albin Kurti, ka ndryshuar qëndrimet e tij dhe nuk i prish punë nëse e rrit edhe numrin e ministrive deri në 16, ani pse në fushatë zgjedhore pati premtuar veç 12.

Kurti i ka kërkuar Mustafës që ta rrisin në 16 numrin e ministrive, si dhe të merren vesh edhe për bordet politike të ndërmarrjeve publike dhe për bartësit e agjencive shtetërore.

“Kurti ka kërkuar Mustafë që ta rrisin në 16 numri i ministrive të rritet dhe t’i ndajnë bordet politike”, i ka thënë burimi i LDK’së Metros.

Gjithsesi, edhe kjo mbetet të shihet nëse do të pranohet nga LDK’ja, dhe të arrihet më në fund marrëveshja dhe të krijohen instritucionet.

Në anën tjetër edhe afati i Presidentit të Republikës Hashim Thaçi që i kishte dhënë Albin Kurtit për të dërguar emrin e Kryeministrit ka përfunduar, dhe sot i pari i shtetit i ka dërguar edhe një tjetër që sa më shpejt të dërgojë emrin, ose ai do të ndërmarr hapat në përpuethshmëri me Kushtetutën.
“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, thuhet në letrën që Thaçi i ka shkruar Kurtit.

Marrëveshja e koalicionit mes dy partive nuk po mund të arrihet për pozitat e larta shtetërore, dhe kjo po e mban peng edhe shtetin./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat