Lajme

VV dhe AAK lidhin koalicion në këtë komunë disa ditë para zgjedhjeve lokale

Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesin kandidatin e VV-së, Arsim Ademi.

Në njoftimin e tyre thuhet se nga sot Ademi është edhe kandidat i AAK-së.

Njoftimi i plotë:

DEKLARATË MBËSHTETËSE

Konform statutit, dhe pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë të mbështesim kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Arsim Ademi.

Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës.

Për Degën e AAK-së, në Viti, nga sot z. Arsim Ademi është kandidat edhe i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Vitisë.

Na prift e mbara!

7 nëntor 2021

Zyra për informim

Dega e Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës Viti

Related posts
Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *