Lajme

VV dënohet për shkak se Tomë Gashi e ka thyer heshtjen zgjedhore

Avokati Tomë Gashi është dënuar nga PZAP pasi gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ka bërë postime në Facebook në përkrahje të VV-së.

Në vendimin e marrë, thuhet se “PZAP ka pranuar ankesën e LDK-së kundër subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje ën të cilin pretendon se me datë 13 nëntor 2021 rreth orës 23:00 të mbrëmjes kanë vërejtur se mbështetësi i VV-së Tomë Gashi ka thyer heshtjen zgjedhore në rrjetin social Facebook në shtatë raste dhe atë ka postuar foto me kryeministrin Albin Kurti duke bërë thirrje për votim të VV-së.

Për këtë VV kërkohet që të paguajë gjobën e shqiptuar në afat prej 15 ditësh. ./Gazeta Express

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia