Lajme

VV akuzon për korrupsion Bekim Jasharin

Hysni Mehani, nga Vetëvendosja në Skënderaj ka akuzuar kryetarin Bekim Jashari për korrupsion.

Mehani akuzon Bekim Jasharin se “paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.

“Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit. E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës. Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona”, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Pak hile shërben si vaji për rrotat,Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit.E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.

Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona.Tjetra: në reagimin e komunës thuhet – në ketë mandat, 1500 fermerë janë mbëshetur më 1 000 000€. Shifrat më 000 tregojnë për futkotizem, ose për me-tahmin-qeverisjen.Pra, tahmin-qevrisja po thotë: për 500 fermerët e sivjetem 217 mijë euro subvencione, ndërsa për 1000 fermerët e 3 viteve të kaluara rreth 800 mijë euro subvencione.

Për 3 vite, 1000 fermerë të subvencionuar,Për 1 vit, 500 fermerë të subvencionuar,Logjikë e thjeshtë; t’iu japin sa më shumë fermerëve subvencione, që kjo të na përkthehet në votë.Se si ndahen këto subvencione, as që ja vlen të komentohet, korrupsion endemik e quajnë ndërkombëtarët! Korrupsion pandemik e quajnë vendorët.

Pra, fshehin pasë pandemisë të gjitha dështimet dhe shkeljet ligjore.

Kurrë nuk e kam kuptuar e as që do ta kuptoj nevojën e kryetarit për veprime të tilla makiaveliste!

Lexo – “E jashtëzakonshme, komuna do të mbështetet të rinjtë.” Çka ka të jashtëzakonshme kur dikush bën punën për të cilën është zgjedhur?

Apo një herë në 4 vjet e bën punën e tij për të cilën është zgjedhur, e për rrjedhojë kjo bëhet e jashtëzakonshme!

Megjithatë, populli thotë: “Borxhliut të keq, bishtin e sakicës.”

Pra, fermeri është i obliguar të marrë çfarëdo që i jepni, por jo t’ia japni ju paratë e xhepit të tij.Këtë nuk kanë si dhe pse ta kapërdijnë. /ekonomiaonline.com

Postime të ngjajshme
Lajme

Valbon Krasniqi tregon nëse do të ketë sërish mbyllje totale pas rritjes së rasteve me COVID-19

Lajme

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin