Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme

Vushtrria e ka mposhtur Ramiz Sadikun në ndeshjen e xhiros së 14-të të Ligës së Parë.

Bardhekaltrit fituan në udhëtim me rezultat minimal, 1-0, duke mbyllur kështë sezonin vjeshtor në pozitën e parë të Grupit B, me 26 pikë, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë ndeshje pranë skuadrës së tyre ishin edhe tifozëria “Forca”, të cilët kishin udhëtuar drejt kryeqytetit për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

“Nuk ka më mirë se në prag të 100 vjetorit te klubit të jesh lider në tabelë!”, thuhet në postimin e Vushtrrisë, ku shihet edhe festa e madhe së bashku me tifozët.

https://www.facebook.com/watch/fcvushtrriaofficial/

Related posts
Sport

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finale – kjo është koha dhe mënyra si mund ta ndiqni finalen

Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published.