
Vushtrria ka marrë një vendim të madh para ndeshjes së parë si vendas këtë edicion në IPKO Superligë.
Klubi vushtrrias, që ishte kampion në vitin 2014, ka vendosur të shpërblejë tifozët e vet.
Për ndeshjen e fundjavës me fqinjët, Trepçën ’89, kryesia e klubit ka vendosur që hyrja për tifozë të jetë falas.
Takimi zhvillohet të dielën në stadiumin Ferki Aliu, me fillim prej orës 17:00.
Ndeshjen e parë Vushtrria e ka humbur nga Llapi me rezultat 4-1.