Sport

Vukicevic rrit intensitetin e stërvitjeve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i KF Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka rritur intensitetin e stërvitjeve, në mënyrë që skuadra ta arrisë formën më të mirë gjatë këtij pushimi të caktuar për ndeshjet e kombëtareve.

Vukicevic nga një seancë ditore të stërvitjeve, ka kaluar në dy seanca stërvitorë në ditë, njëra në mëngjes, kurse tjetra gjatë mbrëmjes.

Skuadrës i duhet formë optimale, pasi që përapara ka ndeshjen ndaj Dritës, që zhvillohet në Gjilan, pas përfundimit të orarit të kombëtareve.

Në mënyrë që ekipi të jetë në formë optimale, trajneri ka kërkuar të intensifikohen stërvitjet, ku përveç faktit që do të jenë dy seanca në ditë, ai ka kërkuar që lojtarët të angazhohen në maksimum.

Gjatë seancës së sotme, me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi, Mevlan Zeka, i cili mungoi rreth katër javë pas një lëndimi në muskuj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv