Lajme

Vuçiqi s’mund ta fsheh mllefin pas letrës së Bidenit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është “i vogël për të qenë në gjendje të kundërshtojë të gjithë”, por tha se s’lejon “poshtërimin dhe shkatërrimin e popullit tim”. Këto komente Vuçiq i bëri pas letrës që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia dërgoi, duke i kërkuar përmes saj që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Vuçiq tha se ideja e njohjes së ndërsjellë është “krejtësisht amerikane”, dhe tha se SHBA-ja do që ta poshtërojë Serbinë.

“Tani është e qartë se është një ide krejtësisht amerikane, se ata nuk dëshironin bisedime për dy Gjermanitë dhe zgjidhje të tjera, por është e qartë se ata duan poshtërim të plotë të Serbisë, dhe unë ua thashë gjithçka që mund të them në fytyrë në Shtëpinë e Bardhë për atë lloj poshtërimi. Ai nuk pret që të thuhet kjo, por unë do ta përsëris atë në çdo vend”, tha Vuçiq

Postime të ngjajshme
Lajme

PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime

Lajme

Anëtari i LDK’së kërkon ndihmë nga qytetarët për t’i treguar kandidatin që duhet votuar për kryetar

Lajme

Vlora Çitaku tregon se cilat fotografi mbante në zyrë, sa ishte ministre

EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë