Lajme

Vuçiqi kërcënon Kosovën me luftë, kështu i kundërpërgjigjet Vjosa Osmani

U.d e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse dialogu me Kosovën dështon, do të ketë konflikt si në Nagorno Karabakh, përcjell Zeri.info.

Në një postim në “Twitter”, Osmani ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i kundërpërgjigjen kërcënimit të Vuçiqit.

“Pres nga Bashkimi Evropian dhe NATO t’i kundërpërgjigjen kërcënimit të Vuçiqit për luftë të përgjakshme”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Vuçiqi ka paralajmëruar se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, një konflikt i ngjashëm me atë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të ndodhte mes dy vendeve, andaj ai tha se “do të bëjë gjithçka për të vazhduar negociatat” në mënyrë që të evitohet një skenar i tillë. /Zëri

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

A e kishte parashikuar “Kafeneja Jonë” edhe tërheqjen e 10 përqindëshit?

Lajme

Ky është efektivi i policisë, që u gjend i vrarë brenda makinës

Lajme

Kjo është dita kur mund të tërhiqen paratë e Trustit

Lajme

Ferizaj dekorohet në mënyrë të mrekullueshme për festat e fundvitit