Lajme

Vuçiq: Nëse Kurti s’vjen për të folur për Asociacionin në Bruksel, mos të vijë fare

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth rinisjes së dialogut dhe takimit të parë që pritet të ketë me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të këtij procesi.

Vuçiq para gazetarëve ka thënë se këto nuk janë ditë të lehta për Serbinë dhe se pasditen e sotme do të takohet me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Mathew Palmer dhe të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të diskutuar rreth procesit të dialogut.

Vuçiq u pyet për presionet për njohjen e Kosovës me rastin e ardhjes së të dërguarit amerikan Matthew Palmer.

Ai thotë se nuk pranon shantazhe nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”

“Nëse Kurti mendon se si do të flasim apo si do ta trajtojmë, unë mund t’i them paraprakisht që unë do ta trajtoj si çdo përfaqësues të institucioneve të përkohshme. Ai mund të përpiqet të bëjë diçka, por unë nuk do ta këshilloja ta bënte atë”, citohet të ketë thënë Vuçiq para mediave.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk do të ketë asociacion një-etnik, Vuçiq ka thënë se nëse Kurti mendon që në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin, atëherë është më mirë të mos shkojë fare.

“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë, nuk e firmosa njohjen, njerëzit nuk duhet të shqetësohen për ato gjëra. Është punë e jona të diskutojmë … Nëse Kurti mendon se Asociacioni nuk do të diskutohet, nuk ka pse të vijë fare”, është shprehur Vuçiq.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur