Lajme

Vuçiq: Amerika është e interesuar të zgjidh nyjën e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot se Amerika është e interesuar të zgjidhur nyjën e Kosovës dhe dëshiron që ajo të mos qëndrojë si konflikt i ngrirë

Vuçiq ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.

“Serbia po lufton për pozicionin e saj. Të gjithë kanë interesat e veta, disa janë më afër nesh, disa janë diametralisht të largët. Ne luftojmë për veten tonë dhe njerëzit tanë – tha Vuçiq, duke shtuar se takimi me të gjithë përfaqësuesit e secilit vend është i rëndësishëm.

Ai theksoi se Nju Jork ishte kështjella e forcave shqiptare.

“Forca e tyre është e madhe këtu, por ato nuk po shkojnë aq lehtë siç e kishin planifikuar dhe është detyra jonë të i’a vështirësojmë”, shtoi Vuçiq, shkruan Novosti, përcjell lajmi.net.

Siç është shprehur ai, Serbia ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.

Vuçiq ka thënë se edhe Shqipëria po punon për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ata e thonë hapur se shteti tjetër po punon për njohjen e Kosovës” ka deklaruar Vuçiq.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat