Lajme

Vucic: Greqia na siguron se nuk do ta njohin Kosovën, por ka lajme të këqija për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se Greqia e ka siguruar se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës por nuk ishte i kënaqur me lajmet që vinin nga Athina. Ai shtoi se ka ditëve në vijim do të ketë konsulta “të mëdha dhe të rëndësishme” rreth Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Vucic për televizionin serb Tv Pink foli edhe për spekulime se Franca do të mund të merrte rolin kryesor në lidhje me dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

“Do të bisedoj ditëve në vazhdim. Për ne është e rëndësishme të mbrojmë interesat tonë kombëtare, e për të gjithë të tjerat një ditë tjetër” tha ai e shtoi se “do të ketë konsulta të rëndësishme, në Beograd, e pastaj pret vazhdimin e dialogut në Bruksel.”

Përgjigjen për raportet se Franca do të mund të propozonte marrëveshje të përkohshme sipas së cilës veriu i Kosovës do të bëhej autonom, Kisha Ortodokse e Serbisë status të posaçëm, në këmbim me liberalizmin e vizave për Kosovën dhe njohjen e Greqisë, e la për më vonë.

“Mundemi të flasim rreth ditëve në vazhdim për këtë. Nuk do të flisje paraprakisht para se të informohemi”.

Por Vucic shtoi se ka ndodhur një ndryshim në marrëdhënien mes Kosovës e Greqisë.

“Pres të shoh, pasi kishte një ndryshim në marrëdhënie, a bëhet fjalë vetëm për zyre tregtare apo ka edhe një ‘point of interest’ mes Prishtinës dhe Athinës. Do ta shohim si do të rrjedhë kjo, e pastaj do të informojmë publikun” tha Vucic.

Vucic shtoi megjithatë se ky shtet e ka siguruar se këtë nuk do ta bëjnë.

“Ata po na sigurojnë se nuk do ta njohin, e këto gjëra që i pamë sigurisht se nuk janë lajme të mira. Do ta shohim, do ta informojmë publikun për këtë” tha Vucic.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë