Lajme

Vucic: E dinim qysh dje për aksionin në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, në paraqitjen e tij para mediave rreth aksionit të policisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit me targa të Serbisë, ka habitur duke thënë se ka qenë në dijeni për këtë aksion, përcjellë Gazeta Metro.

Vucic është shprehur se ka qenë në dijeni se pas orës gjashtë, njësite policore me armë të gjata do zhvendosën në veri të Kosovës.

“E kemi ditur që dje që autoritetet e Prishtinës do të dërgojnë njësite policore me armë të gjata në Veri, dhe askush s’po reagon”, ka thënë Vucic në këtë paraqitje.

Do të thërrasim Kforin dhe NATO’n që të veprojnë në bazë të autoritetit që kanë që të mbrojnë jetën dhe pronën e qytetarëve serb, përndjekje dhe egërsinë ndaj popullit serb si në 2004 nuk do ta tolerojmë.

“Zgjidhje të kompromisit me forcë nuk do të tolerojmë”, tha tutje Vucic.

“Njerëzit tanë e dinë ku i kanë foletë dhe kënd keni futur në teren 48 orë më parë në veri, i dinë njerëzit tanë të gjitha, porosia ime e fundit ndaj qytetarëve serb është mos bini në provokime të tyre”, ka thënë Vucic ndër të tjerash./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme