Lajme

Vritet një shqiptar në Francë

Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në Strasburg të Francës.

Sipas raportimeve të mediave franceze, viktima është goditur me dy plumba në kokë dhe një në zemër.

Raportohet se i ndjeri është një 60 vjeçar me nacionalitet shqiptar.

Nuk dihet akoma diçka në lidhje me identitetit e burrit.

Sipas mediave po hetohet në lidhje me konfliktet me grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë.

Një dëshmitar ka thënë se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë.

Po ashtu dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se kanë parë trupin e pajetë në tokë, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamjaftueshme pasi ai kishte ndërruar jetë. /demokracia.com

Postime të ngjajshme
Lajme

Obama feston ditëlindjen, ky është kushti i veçantë për të ftuarit

Lajme

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend

Lajme

Bëhuni gati për temperatura të larta, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel