Lajme

Vritet me thikë 25 vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin e të hënës.

Një prokuror i lartë publik që po merret tashmë me çështjen tha se shqiptari nuk ishte banor i zonës dhe kishte shkuar në Këln për të vizituar një të afërm. Aktualisht nuk bëhen të ditura më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Sipas policisë gjermane, dyshohet se fillimisht kishte pasur debat mes viktimës dhe një të riu rreth 20-vjeç i veshur me bluzë të bardhë.

Autoritetet tashmë po marrin në pyetje dëshmitarë dhe banorë të zonës për të mësuar më shumë detaje nga debati mes tyre dhe për të kuptuar nëse kjo ka lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar./kosovarja-ks.com

Related posts
Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *