Lajme

Vrasje në tentativë, vjedhje, armëmbajtje pa leje: 18 të arrestuar dje në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në kryqytetin e Kosovës, Prishtinë janë arrestuar 18 persona për vepra të ndryshme penale, si vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje, vjedhje të rënda etj, shkruan Gazeta Metro.

Raporti i fundit i Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një mori krimesh në vend, ku ka pasur edhe plagosje e krime të tjera.

Më poshtë Metro ju sjllë raportin e plotë nga ngjarjet në Rajonin e Prishtinës:

Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 23.04.2021 – 21:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.

Rr. B, Prishtinë 23.03.2021 – 23:10. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë të mitur. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

Rr. Isa Boletini, Prishtinë 23.04.2021 – 04:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sprej lotsjellës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 23.04.2021 – 09:45. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar dy mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 23.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fushë Kosovë 23.04.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Zagrebit, Prishtinë 23.04.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 11.8 gram substancës e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë21.04.2021 – 16:22. Më 23.04.2021, Ankuesi mashkull kosovar punëtor i bankës, ka raportuar se një klient i bankës, ka deponuar 7 monedha prej 50 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar.

Rr. Isa Boletini, Prishtinë 23.04.2021 – 04:12. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit, me vendim e prokurorit dërgohen në mbajtje.

Rr. Ali Vitia, Prishtinë 23.04.2021 – 07:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale.

Rr. Sali Çitaku, Podujevë 18.02.2021 – 23:00. Lidhur me rastin, më 23.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar dhe me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

Fsh. Makovc, Prishtinë 22.04.2021 – 16:30. Lidhur me rastin, më janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 23.04.2021 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”