Lajme

Vrasja në Lipjan, arrestohen dy të dyshuar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një person ka vdekur në Lipjan si pasojë e lëndimeve të marra pas përleshjes fizike me dy persona që dyshohet se e kishin goditur viktimën me mjet të mprehtë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Policia njofton se dy të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 07.09.2019 – 15:09. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një përleshje fizike që kishin pas me viktimën mashkull K/Shqiptar me ndonjë mjet të mprehtë e kishin goditë atë i cili si pasoj e lëndimeve kishte ndërruar jetë në QKUK. Si pasoj e rastit edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretmanë mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit. Nga njësiti përkatës policor është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat