Sport

Vokrri certifikohet si trajner nga Akademia e Liverpoolit

Kosovari Ilir Vokrri është certifikuar si trajner në akademinë e Liverpoolit në Japoni. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet Vokrri, i cili jeton dhe vepron në Japoni tashmë një kohë. Ai ka thënë se ndihet krenar që tash e tutje do të jetë pjesë e “Liverpool FC Academy Japan”.

Vokrri në një intervistë për ‘KOHA’, ka shtuar se tash e pret një përgjegjësi shtesë dhe se do të jap më të mirën nga vetja për ta dhënë kontributin e tij në akademinë e njërit prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë.

“Në akademinë e Liverpoolit në Japoni kam filluar si asistent më 10 maj të vitit 2018 ndërsa tani jam i certifikuar si trajner, që është një nder jashtëzakonisht i madh për mua. Në këtë akademi, punojmë nga katër herë në javë me gjeneratat prej U7 deri në U12”, është shprehur Vokrri. “Tani që jam certifikuar, do të punoj dy herë në javë si trajner dhe dy herë tjera si asistent i kryetrajnerit. Në këtë akademi punojmë sipas mënyrës së Liverpooli, ku 70 për qind i kushtohet kontrollimit të topit”. Synimet e Vokrrit për të ardhmen janë që të ngjitet sa më lart duke punuar dhe një ditë të arrij që të jetë edhe pjesë e Kosovës. “Është nder i madh që jam pjesë e sistemit të Liverpoolit dhe njëri prej trajnerëve më të ri në akademi. Synoj të punoj shumë dhe të arrij që një ditë të jem edhe pjesë e gjeneratave të reja të Kosovës”, tha Vokrri, i cili ka bërë karrierë në Kosovë si futbollist.

Ai diplomat si trajner i ka përfunduar në Angli në vitin 2014.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Liverpoolit, favoriti kryesor për ta zëvendësuar Kloppin

Sport

Takime super-derbi në Angli, Itali e Spanjë, këto janë ndeshjet që nuk duhen humbur sot

Sport

Dy duele interesante në Superligë, Llapi – Ballkani transmetohet në dy kanale televizive

Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante