Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të PDK-së në konventën zgjedhore të 3 korrikut.

Lajmin e dha vetë Çitaku në Klan Kosova e cila tha se vendimi për të mos kandiduar për kryetare të PDK-së vjen si rezultat i shkëputjes së saj të gjatë nga strukturat e këtij subjekti.

“Përgjigjja e shkurtë është jo. Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së dhe jo pse i frikësohem garës, e as pse entuziazmohem nga sondazhet, ndonëse është ndjenjë e mirë kur pëlqehesh nga publiku, por vendimet nuk i marr mbështetur nga ato premisa. E thashë në fillim që PDK-së nuk i duhet shpëtimtari, mesia, ky lloj koncepti i të menduarit politik duhet të çrrënjoset nga skena politike kosovare. Kosova nuk ka nevojë për gra të forta dhe burra të fortë, Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe partitë politike janë institucione”.

Megjithatë, Çitaku s’e mohon që e ka menduar gjatë nëse duhet t’i futet garës për të parën e partisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Berisha i AAK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Pejës

Lajme

Parashikimi i motit për 5 ditë, ja sa pritet të zbresin temperaturat të premten

Lajme

Gazetarja shqiptare u bën thirrje kosovarëve të anulojnë pushimet në Shqipëri

Lajme

Policia arreston edhe një person pasi dyshohet për zjarrvënie