Sport

Vllaznia e Shkodrës e fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia e Shkodrës e ka fituar një trofe sivjet, pasi që dështoi për ta fituar titullin e kampionit. Shkodranët mundën në finale Skënderbeun e Korçës me rezultat 0-1.

Pas një sezoni të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, Vllaznia ka fituar titullin e kampionit në Kupën e Shqipërisë, duke e mposhtur Skënderbeun e Korçës me rezultat minimal 0-1. Vllaznia e dominoi pjesën e parë të këtij takimi, derisa vazhdimisht sulmonte në drejtim të portës së korçarëve.

Pas shumë tentimeve të nënkampionit të Shqipërisë, Vllaznia do të shënonte gol në minutën e 39-të të ndeshjes. Goli erdhi nga Da Silva i cili shënoi pas një devijimi që bëri t’ia humb paksa topin portierit Rexhepi.

Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu sulmonte vazhdimisht, sidomos në pjesën e parë por Vllaznia ishin shumë më të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve të tyre. Në pjesën e fundit Da Silva kishte mundësi për të dyfishuar epërsinë, por nuk arriti që të godiste topin si duhet.

Skënderbeut do t’i vështirësoheshin punët pasi që në minutën e 86-të Vangjel Zguro ndëshkohet me karton të kuq. Kjo është hera e shtatë që Vllaznia e Shkodrës e fiton Kupën e Shqipërisë, kurse për herë të fundit e kishte fituar atë në sezonin 2007/2008.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria