Lajme

Vjosa Osmani tregon pse e refuzoi kërkesën e Ramiz Kelmendit për një post të lartë në qeveri

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ramiz Kelmendi, i cili brenda pak viteve ndrroi disa parti, së fundi u largua nga LDK-ja pikërisht pasi që u nominua Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre.

Kelmendi kishte kërkuar garanci nga Lidhja Demokratike e Kosovës, se në rast se kjo parti fiton zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, ai të emërohet zëvendëskryeministër për ekonomi.

Por Vjosa Osmani, kanidatja e për kryeministre nga kjo parti, tha se nuk ka pranuar që Kelmendit t’i jepet garancion se do të emërohet zëvendëskryeministër.

“Ju e kishit Ramiz Kelmendit në intervistë, ai e tha shumë mirë e pranoi drejtë, unë nuk do të rri në LDK-së Vjosa Osmani nuk ka pranuar me më bë zëvendëskryeministër. Ai ka kërkuar në parti që të ketë një garancë, dhe përgjigja që e ka marrë nga partia ka qenë se për këtë vendos kryeministrja”, tha ajo.

Tutje, Osmani shtoi se forca e ekipit është më e madhe se ajo e individit.

“Unë nuk du me ra pre e njerëzve që për shkak të egos individuale harrojnë fuqia ekipore është shumë më e madhe se e individit. Ai ka qenë dikur në pozitë, por nuk do të jetë më për këtë është largu. Besoj që problemin e vetëm që do ta kem është ku me zgjedh prej të gjithë atyre njerëzve profesionistë që i kemi, për me i marrë vendimet e tilla tashmë unë i kam të gjithë partinë prapa”, ka thënë Osmani në Pressing.

Edhe Kelmendi kur u largua nga LDK tha se nuk iu plotësua kërkesa e tij.

“LDK është një parti institucionale që e kanë një rend të emërimeve dhe përzgjedhjes në bazë të asaj se sa keni kontribuar në parti. Unë isha atje shumë shkurt dhe më binte të filloja nga klasa e parë fillore, andaj një profesionisti si unë nuk i takon që të pres edhe shumë për një pozitë meritore. Duke e parë se nuk po gjeja mbështetje vendosa të ndahem miqësisht me LDK’në”, ka thënë Kelmendi në T7, derisa tregoi edhe se çfarë pozite kërkoi specifikisht.

“Unë kam kërkuar që të miratohem si zëvendëskryeministër për ekonomi, një pozitë që më takon. Kështu unë do vazhdojë vizionet e mija që më janë ndërpre kur ka përfunduar qeverisja e Isa Mustafës”, tha ai.

I njëjti tregoi gjithashtu se kur vendosi që të largohet nga LDK-ja mori menjëherë ftesë nga PDK e Kadri Veselit, parti në të cilën ai kishte qenë dikur. Ai tha se i ka dalë në mbështetje Veselit në këto zgjedhje, e për ofertën që i ka bërë ai do të mësohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kujtojmë se Kelmendi ka ndërruar disa herë partitë, nga AAK-ja kishte kaluar në PDK dhe nga kjo e fundit në LDK.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat