
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka publikuar disa foto teksa ka treguar se për Krishtlindje ka qenë në familjen e kompozitorit të ndjerë, Gjergj Kaçinari.
Osmani ka shkruar se nga aty përcollën urimin e Krishtlindjeve të gjithë bashkëqytetarëve të krishterë.
“Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë. Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore.
Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen!”, ka shkruar Osmani.