Lajme

Vjosa Osmani tregon afërsinë që ka me Valdete Dakën: Baba jem me babën e zonjës Daka…

Ditë më parë u diskutua gjatë për lidhjen familjare të Vjosa Osmanit me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakaj. E për këtë çështje ka folur edhe kandidatja për presidente të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se nuk ka ndonjë lidhje familjare, ndonëse prindi i saj dhe ai i Dakës vijnë nga i njëjti fshat.

“Babai im dhe i ndjeri babai i zonjës Daka kanë qenë nga i njëjti fshat, por lidhje gjaku nuk kemi. Vetëm vijmë nga i njëjti fshat”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Vdes 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin e Ferizajt

Lajme

Një person digjet brenda shtëpisë në Prishtinë