Lajme

Vjosa Osmani thotë se shtetin as nuk e ndajmë, as nuk e bashkojmë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me qytetarë në qytetin e Pejës.

Ajo tha se gjithmonë partia e saj guximin e ka gjetur te qytetarët e Pejës dhe këtë do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen.

“Lidhja jonë ka qenë lidhje e zemrës dhe e besimit që e kemi ndërtuar me njëri-tjetrin nga njerëzit me plis e deri te më të vegjlit”.

“Ne besojmë se shteti ynë do të ndërtohet mbi shtatë shtylla themelore. Si do ta ndërtojmë atë? Ai ndërtohet me dije dhe vetëm me të. Njerëzit më të rrezikshëm janë ata të padijshmit. Sot është dita e parë e shkollës. Arsim nuk janë vetëm fletoret dhe ngjyrat, por edukata. Ne ata i edukojmë duke dhënë shembull nxënësve. Shembulli që e ka dhënë deri tani është i turpshëm dhe mashtrues”, tha Osmani.

“Kur rrezikohet shteti duhet ta mbrojmë më guxim. Guximin lidhja e ka gjet te ju. Sepse e keni ndërtuar dhe do ta mbrojmë. Shtylla jonë po ashtu është që shteti të ndërtohet me guxim, atë ne e marrim nga ju. Ajo që kemi parë këto vite, është ta korrigjojmë shtetin. Disa të te tjerë thonë s’kemi kohë ta mbrojmë shtetin sepse kanë pasë qëllime tjera korruptive. Shtetin e Kosovës nuk e korrigjojmë as nuk e ndajmë as nuk e bashkojmë as nuk e zhbëjmë sepse Kosova është projekt i përhershëm dhe jo i përkohshëm”, tha Osmani.

Osmani gjatë fjalimit të saj premtoi se hidrocentrali mbi Lumbardh nuk do të ndërtohet dhe kundërshtimit të kryetarit Gazmend Muhaxheri do t’i japë përkrahje edhe Qeveria nëse ajo do të udhëheqë.

“Nuk do të ketë hidrocentral mbi Lumbardh edhe pikë. Gazi shembulli i përfaqësimit dhe i guximit ai nuk do të jetë vetëm sepse hidrocentralin do ta parandalojë Qeveria e Kosovës. Shteti ndërtohet me nder. Kush e di këtë më mirë se ju familjet e ndershme që keni punuar me djersë, e kush e di më mirë se nënat, që kujdesen për ta mbushur tryezën dhe fëmijët e tyre. Prandaj, ne dëshirojmë që shembullin e tyre ta kemi edhe në zyrat më të larta të Qeverisë, dëshirojmë që edhe shtein ta udhëheqim me nder”, tha Osmani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat