Lajme

Vjosa Osmani, pas nominimit nga LDK për kryeministre: Kosovës do t’ia kthejmë dinjitetin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë kolegët e saj për mbështetjen e dhënë, që në zgjedhjet e parakohshme ajo të jetë kandidate për kryeministre të Kosovës.

Ajo para mediave ka premtuar se Kosovën do ta kthejë në rrugën e drejtë.

“Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët për mbështetjen, që bashkërisht me qytetarët ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë. I garantoj qytetarët së asnjëherë më nuk do të ndihen se nuk kanë zë. Falënderoj secilin aktivist të LDK-së, që pavarësisht zbaticave nuk reshtën së besuari se LDK është alternativa e vetme.
Së bashku me Lutfi Hazirin, do të jemi të gatshëm që Kosovës t’ia kthejmë dinjitetin dhe qytetarët tanë të ndihen krenarë e jo të turpëruar me liderët e vetë”, tha Osmani para mediave, transmeton Telegrafi.

Osmani u zotua se vendin do ta nxjerrë nga humnera që sipas saj, e kanë lënë njerëzit e papërgjegjshëm e të korruptuar.

Ndryshe, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit për media, në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”. /Telegrafi/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat