Lajme

Vjosa Osmani godet fuqishëm LDK’në në Mitrovicë, s’la kënd pa ia marrë prej partie

Vjosa Osmani ka nisur ta dobësojë ish-partinë e saj LDK-në, pasi ka nisur të marrë zyrtarë të saj duke i bashkuar në Iniciativën e re që ka nisur.

Faton Peci, që do të jetë një nga zyrtarët kryesorë të Iniciativës ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sot 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës, siç thotë për ndryshimin e madh që po vjen, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.

Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.

Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.

Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.

Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.

Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.

Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!

Postime të ngjajshme
Lajme

Musliu-Shoshi: Për ta kuptuar fuqinë e PDK-së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica

Lajme

Dastid Pallaska tregon pse pranoi të jetë avokati i Thaçit

Lajme

Njoftimi i KEDS’it, këto vende nesër nuk do të kenë rrymë

Lajme

Limaj tregon pse dështoi koalicioni me PDK-në