
Rita Ora shfaqet me veshje tradicionale në klipin e ri.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, së fundi ka paralajmëruar videoklipin e ri.
Ajo, me anë të një postimi gjatë ditës së djeshme, ka shkëputur disa sekuenca të klipit të ri.
Në këtë video, artistja shfaqet e veshur me kostume kombëtare shqiptare, në të cilat duket për mrekulli.
E për këtë gjest, Rita është duartrokitur nga të gjithë, madje edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur për këtë.
“Kur Rita Ora dhe Valdrin Sahiti bashkojnë forcat për të promovuar traditën tonë si s’ka më mirë. Ju lumtë”, shkruan ajo.