
Vetëm pak ditë pasi solli dy projekte njëherësh me këngëtarin Meda, Vjollca Haxhiu ka publikuar një tjetër këngë.
Edhe projekti i radhës është bashkëpunim dhe kësaj radhe këngëtarja vjen me artistin e njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni.
Kënga mban titullin “Harroje kaloje” dhe për tematikë ka dashurinë.
Krijuesit e këngës janë Ghulo, Nurteel dhe Wirusi ndërsa kjo nuk është hera e parë që Vjollca dhe Xeni bëhen bashkë, duke sjell edhe më parë këngë të pëlqyera nga publiku.