Blic PlusShendeti

VJESHTA STINË JO E DEPRESIONIT POR, BRILANTE DHE E BEGATISË!

Shkruan : Doruntina Grulaj

Kur fillon stina e vjeshtës të gjithë mundohemi të përgatitemi për punët që na presin mbase pushimet e verës mbarojnë, pritet fillimi për të siguruar veshmbathjet, llojet e ushqimeve në shtëpi e gjëra të tjera thelbësore që na duhen, përgatitja drejtë studimeve, përgatitja e fëmijëve për në shkollë, puna e re, apo ndërrimi vendbanimit, gradualisht fizikisht të gjithë përgatitemi për stinën e vjeshtës, por harrojmë të përgatisim mendjen tonë se sa ndikim mund të ketë në aspektin psikologjik. 

Vjeshta është stina kur natyra pothuajse bie në gjumë derisa vazhdon e na sjell ngjyra të bukura. Mund të dalim në park në kopshtet tona të kuptojmë se sa stinë e mrekullueshme është vjeshta por, prap na kaplon ajo ndjesia derisa shohim dallëndyshet dhe zogjët se si shtëgetojnë, mbesin vetëm degët në pemë. Por, karakteristika e stinës së vjeshtës është kjo rënia e gjetheve në tokë nga drunjtë, dhe një proces i shkëlqyer rickilmi. I gjithë procesi me anë të të cilit drurët rrëzojnë gjethet e tyre është i dobishëm, ashtu edhe i bukur. Duke rrëzuar gjethet, drurët ruajnë ujin dhe energjinë gjatë dimrit. Gjithashtu, ata çlirohen nga mbetjet toksike që grumbullohen me gjethe gjatë verës.

Si ndikon vjeshta tek ne ?                                                       

Vjeshta mbetet stinë e magjishme, e bukur, e ngrohtë edhe pse gjethet fillojnë e bien, natyra merr pamje mahintëse, peisazhi ndryshon, temperaturat fillojnë të bien, dita bëhet më e shkurtër kurse nata më e gjatë, sigurisht rreze dielli kemi më pak, e shirat e vjeshtës fillojnë.

Mbi gjithë hijeshinë dhe bukurinë e saj kjo stinë shpesh di të sjellë edhe trishtim tek disa njerëz, sidomos tek ata që janë të karakterizuar si tipa melankolik, atyre u sjell mërzi të pashpjegueshme dhe u ngjall shumë kujtime, shpesh edhe bëhen me lot, mbase edhe për nga natyra janë më pesimist, preken shpejtë dhe kanë ndrysheshmëri të madhe të disponimit. Kjo gjendje e tyre mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Ka edhe njerëz që e përballojnë këtë ndryshim duke filluar nga dita më e shkurt dhe nata që është më e gjatë, shpesh na rastis të dëgjojmë të vjetrit apo kemi dëgjuar edhe nga gjyshërit tanë që thonin : “Erdhi vjeshta si do ja bëj të rri mbyll, dita kalon shpejtë, e nata si do kalohet e gjatë” ata menjëherë kanë filluar të ndjejnë ndryshimin drastik dhe mbledhin në vete shumë ndjenja të dhimbshme, u mungon koha e të qëndruarit jashtë, në diell dhe nën hije. Por tek disa njerëz të tjerë mund të jetë thjeshtë një periudhë reflektimi.

Sigurisht për secilin prej nesh stina e vjeshtës sjell nostalgji sidomos rikthen kujtimet e fëmijërisë, shoqëria me të afërmit tanë me të cilët edhe jemi rrit, e kemi kaluar çdo të diele me ecje në natyrë në harmoni duke shijuar pemët, frutat që pjeken në këtë stinë, gjithashtu pesiazhet e bukura të shoqëruara me foto e kujtime.

Ne e dimë se gjithmonë në çdo stinë e kohë duhet kujdesur për shëndetin fizik- mendor. Pa dyshim në këtë periudhë të vitit duhet të kujdesemi më shumë për trupin, të ushqehemi shëndetshëm dhe të shkruajmë, kjo na ndihmon shumë në ikjen nga mendimet e ngarkuara, stresi,e deri tek depresioni. Për këtë edhe preferohet ecja, nëse nuk keni kohë gjejeni atë për veten tuaj sepse sa më shumë ecje në natyrë ndihmon në lirimin e mendjes dhe sjell ndjenjat pozitive, për të kapur pamje mahintëse në mendjen dhe trurin tonë që na sjell qetësi.

Postime të ngjajshme
Blic Plus

18 vjeçarja nga Kosova Mrika Nikçi, vajza që ka mahnitur botën

LajmeShendeti

Mikrobiologu Raka paralajmëron se rreziku ende nuk ka kaluar

Blic Plus

N’Kosovë Show sjell rrëfimin e prindërve të Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës

Blic Plus

Këto ushqime nuk duhet t’i hani, shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë