Sport

Vjen reagimi nga Federata e Futbollit e Gjeorgjisë pas humbjes nga Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar rezultat historik sonte në Batumi.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë regjistruar fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në “Batumi Arena”, Kosova shënoi fitore të artë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal, 0:1.

Pas fitores së sotme të Kosovës, ka ardhur reagimi i Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë, e cila në “Twitter” shkruan:

“Ne mposhtemi në Batumin e lagësht falë golit me kokë të Vedat Muriqit (’18). Të dyja skuadrat kishin rastet, por Kosova arkëton tri pikë për të na kaluar në grup. Ne përballemi me Spanjën në ndeshjen tjetër“.

Ishte kjo fitorja e parë e Kosovës në eliminatoret e Kampionatit Botëror që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.

Me këtë fitore, Kosova ngritet në vendin e tretë në grupin B me tri pikë, kurse Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan në shtëpi ndaj Greqisë, më 5 shtator.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar