Lajme

Vjen reagimi i parë i VV’së pas emërimit të shefit të ri të AKI’së, thonë se do ta shfuqizojnë këtë vendim

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputeti i zgjedhur nga radhët e VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar rreth emërimit të drejtorit të ri të AKI’së, dhe Kryeinspektorin e AKI’së, nga Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, dhe Presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se këtë veprim do ta shfuqizon me të ardhur Kurti në Qeveri, transmeton Gazeta Metro.

Ish-moderatori Mefail Bajqinovci, i cili ju bashkua së fundmi Vetëvendosjes, duke u zgjedhur edhe deputet në legjislaturën e ardhshme, nuk ishte përmbajtur pas dorëheqjes se ish-shefit të AKI’së, ai kishte përdorur gjuhë kërcënuese ndaj qeveritarëve.

Bajqinovci nuk ka hezituar as sot të reagoj rreth emërimit të shefit të ri të AKI’së nga Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, dhe Presidenti Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë si kapje të institucioneve të sigurisë.

Gjithashtu ai ka thënë se këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti.

Vlenë të theksohet se, Kryeministri në largim Ramush Haradinaj sot ka emëruar drejtorin e ri të AKI’së, detyrë të cilën ia dha Kreshnik Gashit, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj ka njoftuar gjithashtu se në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka emëruar Burim Ramadanin./gazetametro.net

Kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon.PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI…

Posted by Mefail Bajqinovci on Monday, November 25, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat