Lajme

Vjen reagimi i ashpër nga ambasada Amerikane pas aksionit në veri

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas aksionit në veri të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia në Kosovë. Ambasada e SHBA’së ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet dhe të ulën tensionet menjëherë, shkruan Gazeta Metro.

Në komunikatën e ambasadës thuhet se i bashkëngjitën reagimit të Bashkimit Evropian, ku bëhet thirrje ndaj dy shteteve, të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet-menjëherë.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ushtrojnë përmbajtje, të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet-menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadë amerikane.

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme