Sport

Vjen largimi i radhës nga Arbëria, futbollisti vërshohet nga ofertat

Klubi Futbollistik “Arbëria” është në ‘telashe’ të mëdha pasi që shumica e futbollistëve që kanë mbajtur barrën kryesore në Superligë i janë larguar.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se edhe gardiani i portës, Donat Kaçiu, nuk do jetë pjesë e klubit në Ligën e Parë.

Kaçiu ka qenë titullar i padiskutuar tek Arbëria gjatë sezonit të fundit ku kishte paraqitje të mrekullueshme.

Gjithashtu, “Sheshi”, mëson se portieri prishtinas tashmë është vërshuar nga ofertat dhe se shumë shpejt pritet që të bëhet me ekip të ri.

Kaçiu më parë ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, Ferizajt dhe 2 Korrikut.

Postime të ngjajshme
Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë

Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova