Sport

Vjen lajmi i madh për Shqipërinë përpara ndeshjeve kualifikuese

Ëndrra e Shqipërisë për një kualifikim në Kupën e Botës Katar 2022 kalon nga Budapesti, pasi më 9 tetor kuqezinjtë do të tentojnë të marrin pikët maksimale ndaj Hungarisë vendase, në mënyrë që të luajnë gjithçka tre ditë më vonë ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Trajneri i maxharëve, italiani Marco Rossi ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat e tetorit, ndaj Shqipërisë dhe Anglisë, teksa vlen të theksohet se do të ketë mungesa të rëndësishme për shkak të dëmtimeve.

Kështu kapiteni Adam Szalai, pasi humbi përballjen e “Elbasan Arenës” për shkak të koronavirusit, do të mungojë edhe në Budapest, sepse pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në gju dhe nuk ka ende një datë për rikthimin e tij në fushë.

Për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj kuqezinjve edhe mesfushori i Kasimpasa në kampionatin turk, Kevin Varga, ashtu si edhe mbrojtësi veteran Gergő Lovrencsics.

Ndërkohë janë rikthyer Nego Loic dhe Holender Filip, të cilët munguan për shkak të koronavirusti në shtator, por edhe mbrojtësi i majtë i Puscas, Zsolt Nagy, i cili mungonte në përfaqësuese që prej 2019-ës.

Vlen të theksohet se maxharët do të duhet të bëjnë kujdes ndaj Shqipërisë, pasi plot 7 futbollistë si Lang, Attila Szalai, Botka, Bolla, Gazdag, Sallai dhe Tamás Márk, mund të humbin ndeshjen me Anglinë tri ditë më vonë, nëse marrin karton të verdhë ndaj kuqezinjve.

Përveç mungesave në organikë, vendasit nuk do të ketë as përkrahjen e tifozërisë në shkallët e stadiumit “Ferenc Puskas” të Budapestit, pas pezullimit nga FIFA për shkak të sjelljeve raciste në ndeshjet e kaluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës