Lajme

Vjen edhe një dorëheqje nga Telekomi

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vet ai për Gazetën Express, teksa tha se ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

Më tutje Abazi ka deklarurar se pas pushimit do të rikthehet në Telekom, por në një pozitë tjetër.

“Të premten e kam një operim. Për një kohë do të jem në pushim. Por kur të kthehem unë do të vazhdojë punën në Telekom. Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Për pozitën e re do të vendoset konform shkollimit tim”, ka thënë ai për Express.

Në ndërkohë dje, pas zhvillimeve të fundit në Telekom, ka dhënë dorëheqje edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit Teknik në këtë ndërmarrje Halil Krasniqi.

Ai në Telekom ka punuar inxhinierë që nga paslufta.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Kjo është mosha e personit që u vra sot në Gjilan

LajmeShow Bizz

Është shumë vite më i ri se Adriana, por sa vjet mbushi sot i dashuri i deputetes