Lajme

Vjehrri 80-vjeçar vret nusen, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë.

Një i moshuar 80-vjeçar, Lino Baseotto, pas një konflikti vrau nusen e tij 50-vjeçare, Bruna Mariotto , dhe më pas bëri vetëvrasje.

Karabinierët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë me hetimet.

Sipas disa dëshmitarëve, 50-vjeçarja po thante rrobat kur filloi konflikti.

80-vjeçari përdori një pushkë gjuetie për të kryer vrasjen.

Alarmi u dha nga një kalimtar dhe një fqinj, të cilët telefonuan në 112 kur dëgjuan britmat dhe të shtënat.

Fqinjët thonë se të dy grindeshin shpesh.

Policia po merr në pyetje të afërmit dhe të njohurit, por dinamika duket se është konfirmuar: gruaja u qëllua për vdekje në kopsht ndërsa ishte duke varur rrobat, pastaj i moshuari hyri në kasolle, dhe ka qëlluar veten në kokë.

Shkaku është gjithashtu mjaft i qartë për hetuesit, mosmarrëveshjet e vjetra midis të dyve.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë