Lajme

Vitia tregon se çfarë po shkruanin sot me Konjufcën e Kurtin

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka treguar se cfarë po bënin sot me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, në njërin prej shesheve të Prishtinës.

Vitia, Kurti e Konjufca u kapën në foto duke shkruar dicka në disa fletë së bashku.

Vitia ka komentuar foton duke thënë se në fakt ata po fshinin dicka nga fjalimet e tyre.

“Kemi fshirë disa gjëra. Fjalimet tona që i kishim të përgatitura për fjalimin tonë në sheshin Zahir Pajaziti. Këtë e bëra unë i pari, pastaj Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. I rregulluam fjalimet tona”, tha ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

Vitia sot hapi fushatën për raundin e dytë dhe në tubimet e tij ishin të pranishëm edhe shumë zyrtarë qeveritarë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia