Lajme

Vitia tregon se a do t’i lejon ndërtimet në Butovc

Sonte në debatin përnime në RTV-Dukagjini do të përballen dy kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Kandidati Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Të dy kandidatët kanë folur për ndërtimet në disa pjesë të Prishtinës.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia tha se do të punojë që të mos shkatërrohet natyra edhe pse nuk ka përjashtuar ndërtimet në zonat e gjelbra të Prishtinës.

“Pesë parqe të mëdha në Prishtinë, 8 më të vogla dhe në nënlagjet i kemi menduar verandat. Një prapa Pallatit i Rinisë, te kampusi universitar te Fakulteti Teknik, një te rruga C dhe një në ‘Prishtinën e Re’. Në Gërmi nuk do të lejojmë ndërtime, në Badovc nuk është e ligjshme, e në Butovc në koordinim me banorët për shtëpitë e tyre natyrisht aty ku nuk cenohet interesi i qytetarëve e duke mos e dëmtuar asnjëherë natyrë, nuk do të ketë shkatërrim të natyrës në asnjë pjesë”, ka thënë Vitia.

Related posts
Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *