Lajme

Vitia prezanton masat e reja

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka prezantuar sot masa të reja antikoronavirus, ndërsa dhe njëkohësisht ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë.

Vitia bëri të ditur se disa masa të miratuara në të kaluarën mbesin akoma në fuqi, njofton Klankosova.tv.

”Një pjesë e masave do të vazhdojë edhe dy javë të tjera deri më datën 26 shtator të këtij viti. Kurse një pjesë do të shtohen, ashtu siç kemi paralajmëruar edhe para dy jave”.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor, dhe të qëndrimit ditor, pezullohen deri më datë 26 shtator 2021.
Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.
Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore dhe me dy prindër të punësuar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13-26 shtator 2021.
Studentët në mënyrë që t’ju mundësohet regjistrimi në konvikt, duhet të posedohet njërën nga dëshmitë e cekura: certifikata e vaksinimit, testi real time PCR apo testi serologjik.
Studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Në institucionet publike dhe private deri më datën 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial ndërsa stafi joesencial obligohet të punojë nga shtëpia.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga 22:00 deri në ora 5.00.
Kurse nga 26 shtator klientët dhe stafi, në qendrat tregtare, qëndrat e thirrjeve apo Call Center dhe disa aktivitete të tjera që paraqesin rrezik të shtuar të paraqitjes së virusit, duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e përmendura, që t’ju lejohet hyrja në këto hapësira.
Bibliotekat lejohet të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 30% të kapacitetit të hapësirës së objektit ku përveç maskës dhe distancës fizike, të gjithëve do t’ju kërkohet njëra prej dëshmive të lartë cekura.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus