Lajme

Vitia dhe Zemaj përplasën në Kuvend për pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ish-ministrit i Shëndetësisë, Armend Zemaj, janë përplasur në debat për pandeminë që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se askush nuk duhet të sulmohet për shkak se është kërkuar transparencë, dhe se nuk duhet të ketë shtet të mbyllur por respektim të masave rigoroze.

“Jam i dëshpëruar me situatën e krijuar. Duket që e degradoj gjatë këtyre ditëve. Mosvijimi i kontratave menjëherë, është dëshpëruese. Askush nuk duhet të sulmohet për shkak të kërkesës për transparencë. Ndërsa, nuk duhet të ketë shtet të mbyllur, por të hapur e me respektim rigoroz të masave. Pandemia duhet të jetë prioritet”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Vitisë, i cili ka akuzuar Zemajn për keqmenaxhim të Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se ka zvogëluar buxhetin e komunave nga nga 11 milionë në 5 milionë euro në kohë pandemie.

“Ministri Zemaj gjatë qeverisjes e keni zvogëluar buxhetin e komunave në kohë pandemie, nga 11 milionë në 5 milionë, ndërsa ke urdhëruar nderimin e Spitalit Covid-19, në Podujevë pa buxhetuar asnjë centë”, ka replikuar Vitia.

Vitia tutje ia ka përmendur ndërtimin e QKMF’së në Strellcë, vendlindjen e ish-ministrit Zemaj.

“Çka ju dashtë një Qendër e Mjekësisë në Strellc në vendlindjen e juaj, a ta ndërtojë edhe unë në Marec dhe të shkojë në këtë logjikë”, tha ai ndër të tjera.”, tha tutje Vitia.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin