Sport

Vitia dhe Liria luajtën miqësore në Durrës, ky ishte rezultati i takimit

Është mbyllur në barazim dueli ndërmjet Vitisë dhe Lirisë i zhvilluar në Durrës, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy skuadrat që garojnë në Ligën e Parë, por në grupe të ndryshme, kanë zhvilluar një 90 minutësh mjaft interesant, i cili në fund përfundoi me katër gola të shënuar, me nga dy për secilën skuadër (2-2).

Sikurse Vitia, po ashtu edhe Liria ndodhen prej ditësh në qytetin bregdetar të Durrësit, me ç’rast po vijojnë me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Vitia ka përfunduar vjeshtën në pozitën e tretë të Grupit B, por me pikë të barabarta me dy kryesueset, Ulpianën dhe Flamurtarin ndërsa Liria ka nëntë pikë diferencë nga dy lideret, Dukagjini dhe Malisheva.

Dy këto skuadra kanë për objektiv kryesor inkuadrimin në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero

Sport

Superliga Live: Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Trepça ’89 – Prishtina

Sport

Superliga Live: Trepça ’89 – Prishtina