Lajme

Viti: Tre të plagosur, dy nga ta në gjendje të rëndë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pak më parë në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta”, ka konfirmuar ai.

Njoftimi i plotë:

“Plagosje me armë zjarri”

Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.

Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë.

Sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta.

Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencen e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Hetimet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet