Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Ferizaji përkundër vështirësive që ka pasur ediconin që lam pas, ata kanë arritur që të sigurojnë mbetjen në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Tani siç duke skuadra ferizajase është duke formuar më lirshëm që nga zgjedhja e kryetarit të ri dhe kanë bërë një reformë nga stafi administrativ dhe ai teknik të skuadrës.

Ditë me parë kjo skuadër e ka prezantuar edhe njërin nga trajnerët më të suksesshëm në vendin tonë, Megzon Visokën.

Visoka pritet t’i jap një fryt të ri ekipit ferizajas, ai dha edhe një prononcim për mediumin tonë “Sheshi”, ku përmendi edhe arsyejen e zgjedhjes së Ferizajit dhe objektivit për edicionin e ri.

“Realisht kisha tre oferta konkrete, në mes të cilave ishte edhe oferta nga Ferizaji, pas dy takimeve fillimisht me drejtorin sportiv Agron Selmani dhe pastaj me presidentin Lulzim Abazi e dy anëtarët e bordit drejtues të klubit unë vendosa të pranoj ofertën e Ferizajit. Arsyejet se pse e zgjodha Ferizajin, janë të shumta, mirëpo unë dëshiroj t’i përmend tri nga to:

Historia 98 vjeqare e klubit
Riorganizimi eklubit
Projekti që ka presidenti bashkëarishtë me aksionarët e klubit që Ferizajin ta dërgojnë në rrugën e suksesëve”.

Ndërsa sa i përket objektive Visoka, përmendi disa por që ai kryesor është të komponojnë skuadrën dhe të nxjerrin më të mirën nga futbollistët e tyre.

“Edicionin e kaluar klubi vërtetë siç e dimë të gjithë ka pasur probleme të shumta, nga ato financiare e deri tek ato administrative-menagjeriale. Me emërimin e kryetarit të ri, problemet e kaluara janë zgjidhur dhe klubi tani më ka marrë një rrugë krejtë tjetër.

Objektivi primar i klubit është organizimi i përgjithshën dhe shumë profesional, duke filluar nga akademia e deri tek seniorët, përfshirë edhe administratën dhe menagjmentin e klubit. Presidenti bashkëarisht me bashkëpunetorët janë duke punuar fort në këtë drejtim dhe çdo gjë po ecen me ritmin e duhur. Objektivi tjetër është edhe ndertimi i një skuadre kompetitive e cila është e aftë dhe ka cilësi të luftojë për pjesën e epërme të tabelës dhe e cila është e përbërë kryesisht me futbollistë ferizajas. Ndërsa objektivi im me klubin është që të marrim më të mirën nga futbollistët në secilën seance stërvitore dhe të japim me të mirën në secilën ndeshje. Qëllimi është të bëjmë më të mirën në çdo ndeshjen”, shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket lojtarëve me disa janë duke biseduar për vazhdimin e kontratave, kurse për çdo hapësirë do të mbulohet me afrimet e reja.

“Unë bashkëarisht me stafin teknik dhe drejtorin sportiv fillimisht kemi bërë një përzgjedhje nga futbollistët aktual me të cilët do të vazhdohet bashkëpunimi dhe pastaj në bazë të një analize kemi identifikuar pozitat se ku kemi nevojë të perforcohemi, në mënyrë që të ndërtojmë një grup që është i aftë, për të ndjekur kreun e tabelës dhe për të përballuar sfidat që do ketë para vetës. Ne secilin pozitë planifikojmë të përforcohemi dhe normalisht se jemi në kontakte me disa futbollistë mjaft cilësorë”, vazhdoi Visoka.

Trajneri i Ferizajit gjithashtu ka e dha edhe një premtim qytetarëve dhe tifozëve “Ujqërve”, gjithashtu ka edhe një kërkesë për futbolldashësit.

“Qytetarëve te Ferizajit dhe tifozëve “Ujqit”, ju premtoj se do te shohin një Ferizaj, krejtësisht tjetër nga ai që janë mësuar të shohin viteve të fundit dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim. Unë kam një kërkesë për të gjithë futbolldashësit dhe për të gjithë qytetarët ferizajas, që këtë kampionat të perkrahin skuadrën sepse ata janë futbollisti ynë i 12-të”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon