Sport

Visar Bekaj i jep fund beqarisë, ylli i Tiranës kurorëzon lidhjen e tij!

Visar Bekaj di të shënojë edhe ‘gola’ dhe jo vetëm t’i pres ato. ‘Gardiani’ i Kosovës i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen e tij disa vjeçare, shkruan Gazetasheshi.com.

Bekaj, i cili aktualisht është pjesë e klubit të Tiranës e ka zgjedhur datën e 14 janarit për ta shënuar në kalendarin e tij, si njërën ndër ditët që do ta mbajë mend gjatë tërë jetës së tij.

Përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e tij, ai e ka bërë të ditur një gjë të tillë, duke qenë tashmë në një status tjetër shoqëror.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
23 vjeçari është pjesë e Klubit Futbollistik “Tirana” nga vera e këtij viti, pasi që u transferua për shifrën e 50 mijë eurove nga FC Prishtina, klub ky që e ka ende 20% të kartonit të futbollistit.

Bekaj është gjithashtu një reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, megjithëse ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare.

Postime të ngjajshme
Sport

Premierliga me lider të ri, Man City po shijon formën e jetës

Sport

Arsenali vazhdon me formën e mirë

Sport

Dramë e vertëtë, përfundon derbi mes Interit dhe Milanit ky është rezultati

Sport

Çfarë ndodhi në kacafytjen mes Lukakut dhe Ibrahimovic?