Sport

Visar Bekaj: Duhet fituar për të kapur kreun e tabelës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Java e 14-të e IPKO Superligës sjelll super takimin ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, shkruan BlicMedia.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur numri një i Prishtinës Visar Bekaj.

“Padyshim se i gëzohem formës personale dhe ndjehem mirë që së bashku me ekipin nuk po pësojmë gola tash e disa ndeshje. Ndërsa, megjithatë edhe pse po krijojmë shumë raste dhe po shkojmë mirë deri para portës kundërshtare, aty po na mungon efikasiteti. Por, shpresoj shumë që bashkëlojtarët e mi të fazës së sulmit të gjejnë golin kundër një kundërshtari të fort siç është Feronikeli. Është fakt që Feronikeli na ka mposhtur në dy duelet e fundit, por para asaj ne kishim nëntë ndeshje pa u mposhtur me ta, pra, me gjithë formën jo të mirë të tyre e që nuk na preokupon kjo, sepse ne shohim vetëm veten tonë, dhe me gjithë respektin maksimal si ekip i mirë dhe kampion aktual, ka ardhur momenti që ne tani t’i mposhtim dhe të vazhdojmë rrugën drejt kreut të tabelës”, ka thënë portieri Bekaj i cili e mban portën e paprekur në pesë ndeshjet e fundit rresht.

Prishtina – Feronikeli e mërkurë, 6 nëntor – ora: 18.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv