Lajme

Virusi i Nilit dhe ethet e minjve – një viktimë në Kosovë, asnjë pacient në infektive

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Fluturim Gaxherri nga Juniku është viktima e parë në Kosovë nga ethet e minjve.

21 vjeçari vdiq javën e kaluar, pasi që një kohë të gjatë ishte në gjendje të rëndë në spital, shkruan lajmi.net.

Gaxherri kishte rënë në koma nga ky virus, e për rreth një muaj nuk kishte asnjë përmirësim të gjendjes.

Mirëpo cila është situata aktuale në Kosovë me këtë virus që po konsiderohet si shumë i rrezikshëm nga Instituti i Shëndetit Publik?Lindita Ajazaj Berisha, ushtruese e detyrës e Klinikës Infektive për lajmi.net konfirmon se aktualisht nuk janë paraqitur raste të reja me ethet e minjve.

Ajo thotë se për momentin asnjë person nuk është duke u trajtuar në Klinikë me këto simptoma.Për momentin veç ai rast ka qenë(vdekja e 21 vjeçarit nga Juniku) dhe nuk ka persona tjerë në klinikë që është duke u trajtuar në klinikë”, thotë ajo për lajmi.net.

Sipas IKSHP-së, masat parandaluese të etheve të minjve janë pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane, ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve, përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë, frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar, djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar.

Pozitive për këtë vit është edhe moskonfirmimi i rasteve të personave të infektuar nga virusi i Nilit Përendimor, që vitin e kaluar shkaktoi edhe vdekje në Kosovë.

Këtë e konfirmon edhe Ajazaj Berisha për lajmi.net, teka thotë se në këtë vit nuk është asnjë rast i konfirmuar, për dallim nga viti i kaluar.Ndryshe, virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit.

Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat