Sport

Villarreal – Arsenal, formacionet e mundshme

Villarreali dhe Arsenali sonte zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja pritet të jetë interesante dhe e fortë, teksa “Topçinjtë” do takohen me skuadrën që trajneri i tyre, Unai Emery, i kishte dërguar deri në finale të kësaj gare.

Mikel Arteta nuk do të këtë shqetësime për këtë ndeshje, pasi të gjithë futbollistët i ka në dispozicion për sonte.

Kurse, te skuadra spanjolle mungesa e vetme do jetë ajo e mesfushorit, Iborra.

Formacionet e mundshme:

Villarreal: Asenjo; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Chukwueze, Parejo, Capoue, Trigueros; Moreno, Alcacer.

Arsenal: Leno; Chambers, Holding, Gabriel, Xhaka; Partey, Ceballos; Saka, Odegaard, Pepe; Lacazette.

Tre nga të rikthyerit së fundmi: Kieran Tierney, David Luiz e Pierre-Emerick Aubamyeang, pritet të nisin ndeshjen nga stoli. Vetëm mbrojtësi skocez ka gjasa të mëdha që të luaj nga fillimi.

Ndryshe, ndeshja mes Villarrealit dhe Arsenalit zhvillohet nga ora 21:00 në “Estadio de la Ceramica”.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve